LajmeSport

Botërori nis pa surpriza/ Tahiri: Meksika ishte në formën më të mirë! Pano: Koreja e Jugut, ekip i disiplinuar

Meksika nuk zhgënjeu në ndeshjen hapëse të “Botërorit 2026”, duke mundur 2-0 Afrikën e Jugut në sfidën e parë të Grupit A.

Ndërkaq, Koreja e Jugut përmbysi rezultatin duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Republikës Çeke.

Në emisionin “Futboll, jo Soccer”, trajneri Ermal Tahiri deklaroi se Meksika ishte në formën e saj më të mirë.

Ndërsa trajneri Ledio Pano u shpreh se Koreja e Jugut tregoi ndaj Republikës Çeke se është ekip i disiplinuar.

Ermal Tahiri: Ishte spektakël, edhe Meksika ishte në formën më të mirë dje. Meksika e filloi në 2-0. Pjesa e parë ishte pjesë njohje për të dyja skaudrat, por më kërkuese është Koreja e Jugut. Koreja di të luajë futboll. Forca ishte kthimi i ndeshjes, nga 1-0, në 2-1. Ky botëror ka një veçori, kush fiton ndeshjen e parë, ka epërsi për ndeshjen e dytë dhe të tretë. Ajo që mendoj unë taktikisht, ishin shumë të qetë në fushë. Meksika gjithmonë luan fort.

Ledio Pano: Ne duhet të ishim në Botëror. Për mua ishte pak surprizë fitorja e Koresë së Jugut. Ishte ndeshje e luftuar, pjesa e parë ishte deri diku e barabartë. Çekia shënoi me forcën e saj, por që shënuan. Me humbjen e mbrëmshme, sigurisht që e ka vështirësuar pak daljen në grup. Koreja e Jugut tregoi se është ekip i disiplinuar. ka një mentalitet, ka një grup, janë të shpejtë. Meksika është një shkallë më lart besoj, se këto të treja. Afrika e Jugut dje tregoi që nuk ishte ekip. Mentaliteti i tyre la për të dëshiruar. Luajtën shumë hapur dhe bënë shumë gabime. Meksika besoj se do ta kalojë grupin, por nuk do shkojë më tepër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close