LajmeSport

Video/ Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

Botërori 2026 ka nisur me spektakël në ndeshjen hapëse, që u dhurua vetëm nga Meksika.

Takimi hapës u zhbllokua që në minutën e 9-të nga Quinones, duke sjellë festë në të gjithë popullin meksikan.

“Bafana Bafana” nuk reagoi dot siç duhet, ndërsa në minutën e 50-të ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sithole.

“Aztekët” përfituan në maksimum nga avantazhi i lojtarëve dhe në minutën e 67’, Raul Jimenez mbylli llogaritë duke shënuar një gol me kokë.

Ndërkohë, çdo gjë u katranos për Afrikën e Jugut në minutën e 84’, pas daljes me karton tjetër të kuq, kësaj radhe për Zwane.

Gjithsesi, edhe “Aztekët” ngelën me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të marrë nga Montes në minutën e 92’.

Kështu, Meksika merr tre pikët e para në Grupin A, ndërsa vëmendja tashmë do të kalojë në takimin tjetër të këti grupi, atij mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke në orën 04:00.

REZULTATI:

Meksikë 2-0 Afrikë e Jugut

Quinones 9′, Jimenez 67′

NGJARJET KRYESORE:

90+8′ Mbyllet sfida me fitoren e Meksikës 2-0!

90+2′ Karton i kuq për Meksikën. Montes largohet pas një ndërhyrje të gabuar. (Video)

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

82′ Afrika e Jugut pëson goditjen e radhës, Zwane ndëshkohet me kartonë të kuq pas një faulli antisportiv. (Video)

67′ Meksika mbyll llogaritë e ndeshjes, shënon Raul Jimenez. (Video)

56′ Afrika e Jugut tenton me një goditje nga distanca, por gjuajtja e Modiba ndalet nga portieri Rangel.

50′ Afrika e Jugut ngelet me 10 lojtarë. Sithole ndëshkohet me karton të kuq pas një faulli si lojtari i fundit. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes hapëse të Botërorit. 

45+3′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Meksikës. 

45’ Vjen rreziku i parë nga afrikano-jugorët, Mbokaze tenton nga distanca, por gjen reagimin e portierit meksikan, që nuk surprizohet.

42’ Quinones vijon të jetë kryefjala e kësaj ndeshjeje, pas një pasimi nga e djathta ai gjen shtyllën, që i mohon avantazhin e dyfishtë.

35’ Afrika e Jugut duket e pafuqishme të reagojë, teksa Meksika dikton ritmin e lojës dhe krijon raste, por pa efektivitet në metrat e fundit. Gjithsesi, menaxhon si duhet avantazhin.

19’ Quinones duket lojtari më aktiv te meksikanët. Në të 16-ën tenton me një goditje nga jashtë zonës, që kalon ngjitur me trekëndëshin e portës.

9′ Meksika hap ndeshjen mjaft shpejt, gjen golin e avantazhit me Quinones, që përfiton në maksimum nga një gabim në mbrojtje. (VIDEO)

5′ Vjen shkëndija e parë, Jimenez tenton në “zemër” të zonës, por gjen përgjigjen vendimtare të portierit.

1′ Nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026!

FORMACIONET ZYRTARE:

Related Articles

Back to top button
Close
Close