LajmeMaqedoniTopLajm

Gashi: Jam për Lista të hapura, por kjo varet nga shumë faktorë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në bisedën “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5 ka thënë se angazhohet për Lista të hapura, është më mirë ndoshta të shkohet drejt atij modeli, por nuk mendon se kjo do të ndryshonte në mënyrë drastike kulturën politike në shtet.

“Kemi shumë shtete ku ky model po praktikohet, jo që po jep kushedi çfarë rezultati, por mendoj se nuk është vetëm Modeli zgjedhor, kjo varet nga shumë faktorë dhe ato duhet të harmonizohen në drejtim të kulturës politike dhe kulturës së përgjithshëm në vend”, ka thënë kryeparlamentari Gashi.

Ai shprehet se si kryetar i Kuvendit do të angazhohet që të ngre dinjitetin e Kuvendit dhe funksionit të deputetit.

“Sepse mendoj se në këtë mënyrë mund të ndihmojmë shtetin, ngritjen e kapaciteteve institucionale të shtetit. Nuk them që nuk duhet të na kritikojnë qytetarët, jemi të hapur angazhohemi për transparencë maksimale”, tha ai, duke shtuar se shumë shpesh qytetarët punët pozitive që i bën Kuvendi nuk i shohin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close