Ylli i Argjentinës, Lionel Messi u shpreh optimist, në prag të nisjes së Botërorit.
“Mezi prisja të luaja për pak kohë, pasi mbërrita me një ndjesi të pakëndshme. Jam i lumtur, i emocionuar dhe po shijoj çdo moment. Ndihem shumë mirë. Mezi prisja të vija dhe të largoja frikën që ke kur ndjen këtë shqetësim. Kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse.
Pavarësisht se Argjentina vjen në këtë turne si kampione në fuqi e botës, fituese e trofeut në Katar katër vite më parë, Messi siguroi se skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni nuk e ka humbur aspak urinë për fitore dhe sukses.



