LajmeRajon

Albulena Haxhiu merr pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu do të udhëtojë në Sofje të Bullgarisë për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë samit do të mblidhen liderët e vendeve të Evropës Juglindore për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë, lidhshmërinë, integrimin evropian dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, transmeton KosovaPress.

Sipas njoftimit, Haxhiu do të përfaqësojë Republikën e Kosovës dhe do të riafirmojë përkushtimin e vendit për bashkëpunim rajonal të barabartë, trajtim të drejtë në procesin e integrimit evropian, si dhe forcimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Samiti i SEECP-së është forumi ku liderët e vendeve pjesëmarrëse shkëmbejnë qëndrime dhe koordinojnë veprimet për avancimin e bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close