
Sot përfundon mësimi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2025/2026, me çka ata shkojnë në pushim veror i cili do të zgjasë deri më 31 gusht. Maturantët e kanë përfunduar mësimin që më 15 maj dhe tashmë i presin obligimet lidhur me maturën shtetërore.
Nesër, më 11 qershor, maturantët që janë paraqitur për maturën shtetërore do t’i nënshtrohen provimit të obligueshëm ekstern të gjuhës amtare (maqedonase, shqipe, turke ose serbe), ndërsa kandidatët për maturë shtetërore profesionale dhe maturë shtetërore artistike do të japin provim më 12 qershor. Lëndën e parë zgjedhore eksterne ata e dhanë më 6 qershor.
Nga gjithsej 14.587 nxënës të paraqitur për dhënien e maturës, 12.184 janë paraqitur për maturë shtetërore, 2.276 për maturë shtetërore profesionale, ndërsa 127 për maturë shtetërore artistike.
Ndërkohë, gjysmëmaturantët po përgatiten për regjistrim në vitin e parë të arsimit të mesëm. Paraqitja elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk do të realizohet në dy afate të qershorit – nga data 12 deri më 15 qershor dhe më 23 qershor, ndërsa afati i regjistrimit të gushtit është paraparë për datën 20 gusht.
Me konkursin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë siguruar më shumë se 25.000 vende të lira në 109 shkolla të mesme publike në mbarë vendin.



