“Punë pa Teka”/ “Nuk ndihesh i detyruar nga zgjedhja e prindërve?”, 18-vjeçari që nuk braktis fshatin i përgjigjet gazetares: E kam me dëshirë këtë punë

Në episodin e sotëm të ‘Punë pa Teka’ me Kristi Gongon, një 18-vjecar ka treguar një ditë nga përditshmëria e tij në fermë, ku kujdeset për lopët dhe punët e tjera të fshatit.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Gazetarja: Të pëlqen jeta në fermë?
I riu: Po, përderisa punojmë edhe jetojmë në këtë proces pune, normal që më pëlqen.
Gazetarja: Nuk është se ndihesh i detyruar, për shkak të zgjedhjes së prindërve?
I riu: Jo, jo. Unë e kam me dëshirë këtë punë edhe më pëlqen. Dhe në ardhmen time dua ta zhvilloj po këtë proces.
Gazetarja: Vërtet?
I riu: Po.
Gazetarja: Nuk ke menduar që të largohesh?
I riu: Jo, jo absolutisht.
Gazetarja: Babi e ka provuar emigrimin ë?
I riu: Po, babi po. Gjë që unë nuk dua ta provoj.
Gazetarja: E di nga ai që s’është aq e thjeshtë sa duket?
I riu: Jo, jo.
Gazetarja: Sa herët zgjohesh?
I riu: Herët…
Gazetarja: Apo ia lë babit atë zgjimin shpejt?
I riu: Herët normal që zgjohet babi, po thjesht rreth orës 7:00 besoj, se jam akoma në shkollë.
Gazetarja: Në çfarë klase je?
I riu: Jam në gjimnaz në klasën e 12.



