
Në një video të publikuar sot, Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu shihet duke duartrokitur inaugurimin e një institucioni publik, tabela zyrtare e të cilit është vetëm në gjuhën maqedonase.
Sipas ligjit, institucioni ka obligim që emërtimi zyrtar të jetë edhe në gjuhën shqipe. Pra, kemi të bëjmë me një shkelje të qartë të ligjit.
Këtë herë nuk mund të fajësohet VMRO-DPMNE. Përgjegjësia është e ministrit shqiptar që, në vend se të kërkojë respektimin e ligjit, duartroket shkeljen e tij.
Pamje të tilla tregojnë qartë se problemi nuk është vetëm te ata që e mohojnë gjuhën shqipe, por edhe te ata që, duke mbajtur poste në emër të shqiptarëve, janë bërë bashkëzbatues të anulimit të saj në praktikë.



