LajmeMaqedoni

Melinda Rashidi emërohet drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit

Melinda Rashidi është emëruar në pozitën e drejtoreshës së re të Inspektorati Shtetëror i Arsimit, raporton Zyrtare.

Me këtë emërim, Rashidi merr drejtimin e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në sistemin arsimor, si dhe për kontrollin e punës së institucioneve arsimore në vend.
Inspektorati Shtetëror i Arsimit luan rol kyç në garantimin e cilësisë së arsimit, respektimin e legjislacionit arsimor dhe mbrojtjen e të drejtave të nxënësve, studentëve dhe punonjësve në sektorin e arsimit.
Melinda Rashidi vjen nga Struga dhe ka qenë kryetare e forumit të gruas në Lëvizjen BESA si dhe kandidate për deputet në dy palë zgjedhjet e fundit./ZYRTARE.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close