LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO DPMNE pyet Filipçen: A është shantazhi arsyeja që të mos heqë dorë nga agjenda bullgare?

VMRO-DPMNE, përmes një komunikate, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, duke e akuzuar se vazhdon të mbështesë politika që, sipas partisë, janë në kundërshtim me interesat kombëtare të Maqedonisë, përcjell PressOnline.al.

Nga VMRO-DPMNE thonë se lëshimet më të mëdha politike dhe kombëtare kanë ndodhur gjatë periudhës kur LSDM ishte në pushtet, duke përmendur ndryshimin e emrit, flamurit dhe ndryshimet kushtetuese si vendime që kanë lënë pasoja të përhershme për shtetin.

Sipas partisë në pushtet, edhe pse tani është në opozitë, LSDM vazhdon të dërgojë mesazhe se është e gatshme për lëshime të reja, veçanërisht në pjesën e ndryshimeve kushtetuese dhe marrëdhënieve me Bullgarinë.

“Filipçe deklaron publikisht se do t’i zbatonte ndryshimet kushtetuese dhe prej muajsh përpiqet t’i afrohet qëndrimeve bullgare, duke relativizuar çështjet që lidhen me identitetin, historinë dhe gjuhën maqedonase”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia vlerësojnë se LSDM e përdor perspektivën evropiane si argument për politika që, sipas tyre, nuk janë në përputhje me interesat kombëtare.

Në komunikatë theksohet se Qeveria po udhëheq një politikë të bazuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe dinjitetit të Maqedonisë, ndërsa LSDM, sipas VMRO-DPMNE-së, angazhohet për zgjidhje pa garanci të mjaftueshme për shtetin.

“Mbetet pyetja e hapur pse Venko Filipçe këmbëngul kaq shumë për ndryshime kushtetuese pa garanci të qarta dhe pse nuk heq dorë nga kjo politikë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia shtojnë se qytetarët meritojnë përgjigje për motivet që qëndrojnë pas këtyre qëndrimeve dhe veprimeve politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close