LajmeRajon

Haxhiu pas mbylljes së qendrave të votimit: Tash fillon faza vendimtare, personat përgjegjës të angazhohen në mbrojtjen e vullnetit

U.d e presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas mbylljes së qendrave te votimit. E njëjta ka thënë se, tash, ‘’fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi’’.

Haxhiu, ka ftuar personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.

Postimi:

Pas mbylljes së qendrave të votimit, fillon faza vendimtare e procesit zgjedhor, numërimi. Çdo votë është zëri i qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Ftoj të gjithë personat përgjegjës që me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm të angazhohen maksimalisht në mbrojtjen e vullnetit të popullit dhe integritetit të procesit.

Ju uroj shumë suksese, punë të mbarë dhe që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close