LajmeMaqedoniTopLajm

24 Vjet BDI – Një rrugëtim politik i shënuar me sfida, arritje dhe përgjegjësi politike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim shënon sot 24-vjetorin e themelimit, duke rikujtuar rrugëtimin e saj politik që nga viti 2002 e deri më sot. E themeluar pas konfliktit të vitit 2001, nga Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij, BDI u paraqit në skenën politike me synimin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe ndërtimin e një shteti më të barabartë dhe më demokratik, shkruan Top24

Gjatë këtyre 24 viteve, partia ka qenë pjesë e shumicës së qeverive në vend, duke luajtur rol të rëndësishëm në proceset politike dhe integruese të Maqedonisë së Veriut. Nga zbatimi i dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit, avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe, deri te anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, kryenparlamentarin eparë shqiptarë dhe së fundmi edhe kryeministrin e parë shqiptare.

Nga ana tjetër, kundërshtarët politikë vazhdojnë të kritikojnë periudhat e gjata të qeverisjes së BDI-së, duke kërkuar më shumë përgjegjësi për çështje që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Pavarësisht dallimeve politike, 24-vjetori i themelimit paraqet një moment reflektimi për rolin që BDI ka luajtur në skenën politike të vendit dhe ndikimin e saj në proceset që kanë shënuar historinë moderne të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“24 vite në shërbim të kauzës së barazisë, integrimit dhe perspektivës evropiane”, është një nga mesazhet që shoqëron këtë përvjetor të partisë më të madhe shqiptare në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close