
Nga sheshi “Skënderbeu”, gazetarja Vesa Hoda raportoi për “Kosova Today” se parada ka nisur para pak minutash dhe ka nisur nga sheshi “Skenderbeu” e do të vazhdojë deri te Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ku janë paraparë aktivitete të tjera.
Ajo bëri të ditur se Java e Krenarisë ka filluar më 1 qershor dhe do të përfundojë nesër.
Sipas organizatorëve, ka pasur pakënaqësi për mungesën e figurave politike në këtë aktivitet. Ata thanë se kanë dërguar ftesa për përfaqësues politikë, por nuk kanë marrë përgjigje dhe as pjesëmarrje nga ta.



