LajmeSport

Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Andorrës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar një tjetër seancë stervitore, parapërgatitje për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila zhvillohet më 7 qershor.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, portieri Aro Muric ka pasur shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë, derisa do të vlerësohet shkalla e lëndimit, nëse do të mund të luaj të dielen.

Njoftimi i plotë:

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Andorrës, e cila do të zhvillohet më 7 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe në këtë seancë stërvitore u punua me përkushtim, disiplinë të lartë dhe ritëm të mirë, derisa atmosfera në kampin dardan mbetet shumë pozitive.

Gjatë stërvitjes, portieri Arijanet Muriç ka ndier shqetësim në muskujt e kërdhokullës së djathtë.

Stafi mjekësor i Kombëtares do t’i kryejë ekzaminimet e nevojshme për të konstatuar nëse bëhet fjalë për ndonjë lëndim që mund ta lë jashtë fushës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close