LajmeMaqedoniTopLajm

Sllaveski: Banka popullore duhet të ketë mekanizma për kufizim të kompensimeve bankare

Guvernatori i Bankës popullore, Trajko Sllaveski bëri thirrje për shqyrtim të ndryshimeve ligjore me të cilat Bankës popullore do t’i mundësoheshin mekanizma për mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të shërbimeve pagesore dhe për kufizim të kompensimeve të caktuara bankare, sipas shembullit të disa vendeve evropiane.

Në kumtimin në rrjetin social X, Sllaveski theksoi se qarkullimi pagesor është shërbim të cilin e përdorin çdo ditë qytetarët dhe kompanitë dhe prandaj çështja për shumën e kompensimeve meriton debat më të gjerë publik dhe institucional.

“Banka popullore për momentin ka kompetencë ligjore që drejtpërdrejtë t’i rregullojë kompensimet që i paguajnë bankat. Megjithatë, ngjarjet aktuale tregojnë se nevojitet të shqyrtohen mundësitë për plotësim të kornizës ligjore, sipas shembullit të disa vendeve evropiane ku ekzistojnë mekanizma për mbrojtje të shfrytëzuesve dhe sigurim të kushteve të drejta dhe të parashikueshme për shfrytëzim të shërbimeve pagesore”, theksoi Sllaveski.

Ai theksoi se në shumë shtete evropiane ekzistojnë mekanizma për rregullim apo kufizim të disa kompensimeve të caktuara dhe se përvojat e këtilla mund të shërbejnë si bazë të mirë për debat publik edhe në vend.

Sipas guvernatorit, qëllimi është qytetarët dhe kompanitë të kenë qasje drejt shërbimeve efikase pagesore sipas kompensimeve të matura, në pajtim me praktikat bashkëkohore evropiane.

Thirrja e Sllaveskit vjen pasi që katër banka në vend gjatë ditëve të kaluara paralajmëruan rritje të kompensimeve për shërbimet në qarkullimin pagesor, që shkaktoi reagim në opinion dhe hapi çështje për nevojën e mbrojtjes shtesë të shfrytëzuesve të këtyre shërbimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close