BotaLajme

Rubio: Qëllimi i Netanyahut për të pushtuar 70% të Gazës bie në kundërshtim me planin e Trumpit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se qëllimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të marrë kontrollin e 70% të Rripit të Gazës nuk është pjesë e planit të Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë në Capitol Hill, Rubio u pyet nga deputetja demokrate Rose DeLauro (kryetare e rangut të lartë në Komitetin e Appropriacioneve të Dhomës së Përfaqësuesve) për pozicionin e SHBA-së ndaj deklaratës së Netanyahu për pushtimin e pjesës më të madhe të Gazës me qëllim shkatërrimin e Hamasit

Ne kemi një plan – ai nuk parashikon këtë”, tha Rubio.

Sipas tij, plani 20-pikësh i Presidentit Trump synon t’i japë fund sundimit të Hamasit në Gaza dhe të rindërtojë territorin.

“Në fund të ditës, ne duam – dhe besoj se edhe izraelitët në thelb duan – një Gaza të qeverisur nga një entitet jo-Hamas”, shtoi Rubio.

Related Articles

Back to top button
Close
Close