LajmeMaqedoniTopLajm

Reforma e administratës publike vlerësohet si një nga sukseset kyçe të Maqedonisë

Ministria e Administratës Publike ka përshëndetur deklaratën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili vlerësoi përparimin e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e agjendës reformuese, duke veçuar reformën e administratës publike si një nga fushat me rezultate të prekshme.

Nga ministria theksojnë se ky vlerësim paraqet një njohje të rëndësishme për punën e bërë nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në ndërtimin e një administrate profesionale, efikase, transparente dhe moderne, në përputhje me standardet evropiane.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës së kaluar është punuar intensivisht në profesionalizimin e administratës, avancimin e menaxhimit të burimeve njerëzore, digjitalizimin e shërbimeve dhe krijimin e politikave që sigurojnë shërbime më cilësore për qytetarët dhe bizneset.

Ministria vlerëson se Strategjia për Reformën e Administratës Publike dhe vlerësimet pozitive nga partnerët evropianë janë rezultat i angazhimit të përbashkët të institucioneve të përfshira në procesin reformues.

Nga atje shtojnë se ky vlerësim përbën një motiv shtesë për vazhdimin e reformave, me qëllim krijimin e një administrate bashkëkohore në shërbim të qytetarëve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në rrugën drejt integrimit evropian.

“Çdo rezultat i arritur sot është një hap i ri drejt përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Administratës Publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close