Festa e PSG, Macron dënon dhunën: Nuk duam të shohim më të tilla gjëra…

‘Nuk duam të shohim më gjëra të tilla’-presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj dhunës së ashpër që pushtoi Parisin pas triumfit të Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve ku mposhti në finale Arsenalin pas gjuajtjes së penalltive.

‘Ky nuk është futboll, ky nuk është sport, nuk është ai që duam-tha Macron teksa priti skuadrën kampione të Evropës që kishte me vete Kupën me veshë të mëdhenj-falenderoj policët, xhandarët tanë. Nuk do të jemi fleksibël me ata që janë arrestuar. Nuk duam të shohim më gjëra të tilla. Mbaroi.’