LajmeMaqedoni

Zëvendësministri Shabani apelon të rinjtë shqiptarë: Aplikoni, Akademia Ushtarake nuk është thjesht një shkollë – është një formim i karakterit

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi nëpr ofilin e tij ka ndarë thirjen për Akademinë Ushtarake në Armatën e Maqedonisë së Veriut, duke bërë thirje të rinjëve shqiptarë që të aplikojnë në këtë konkurs pasi sipas tij është një mundësi që nuk duhet humbur, shkruan Top24

NJË MUNDËSI QË NUK DUHET HUMBUR!
Hapet konkursi për Akademinë Ushtarake – një derë e madhe drejt një karriere dinjitoze, me përgjegjësi, nder dhe shërbim ndaj vendit!
✅ Nëse je i ri, me energji, disiplinë dhe ambicie për të sfiduar veten!
✅ Nëse dëshiron një profesion me stabilitet, zhvillim dhe respekt!
✅ Nëse e ndjen thirrjen për të kontribuar për sigurinë dhe të ardhmen e vendit!
👉 Atëherë kjo është rruga jote!
Akademia Ushtarake nuk është thjesht një shkollë – është një formim i karakterit, një stil jete dhe një mundësi për t’u bërë pjesë e elitës që mbron të ardhmen tonë të përbashkët.
🔥 Mos hezito! Konkuro dhe provo veten!
🔥 Sfido kufijtë e tu dhe ndërto të ardhmen që meriton!
🔥 Bëhu pjesë e një misioni më të madh se vetja!
📢 Inkurajoni miqtë, shokët dhe familjarët të aplikojnë! Sa më shumë të rinj të angazhuar, aq më e fortë bëhet e ardhmja jonë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close