
Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejd përmes një postimi në profilin e tij ka uruar të gjithë besimtarët e besimit islam për festën e madhe të Kurban Bajramit.
GËZUAR KURBAN BAJRAMI!
Kjo festë e madhe e sakrificës, solidaritetit dhe mëshirës le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, duke na rikujtuar vlerat e humanizmit, respektit dhe kujdesit për ata që kanë nevojë.
Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me mirësi, zemrat me qetësi, ndërsa shtëpitë me gëzim e dashuri.



