LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka uruar besimtarët e komunitetit islam për festën e madhe të Kurban Bajramit.

Të dashur miq dhe bashkëqytetarë,
Uroj që kjo festë të sjellë në familjet tuaja më shumë dashuri, mirëkuptim, solidaritet dhe afërsi me njëri-tjetrin.
Qoftë fryma e kësaj feste forcë që na bashkon, na bën më bujarë dhe ta duam e të respektojmë edhe më shumë familjen, të afërmit dhe të gjithë njerëzit përreth nesh.
Gëzuar Kurban Bajramin! 🙏
Qoftë për shumë mote, me shëndet, paqe dhe begati.
Me respekt,
Bajram Rexhepi

Related Articles

Back to top button
Close
Close