
Çfarë ndodhi te Milani në muajin maj është thuajse e pabesueshme. Të gjithë u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa Igli Tare dhe Masimiliano Alegri po punonin bashkë për arritjen e objektivit Champions.
Monika Kolombo ka zbuluar prapaskena të tjera nga ndeshja e fundit në “San Siro”, që u humb me rezultatin 1-2 ndaj Kaljarit. Duke qenë pranë Milanit, gazetarja sportive zbulon detaje që duken të pabesueshme. Në fjalët e saj kuptohet se vetëm Tare e donte dhe po bënte tifozllëk për fitoren e Milanit.
“Thuhet se te goli i Salemakers në minutën e dytë të ndeshjes, vetëm Igli Tare u hodh në këmbë për të festuar avantazhin e Milanit. Drejtuesit e tjerë nuk lëvizën, pothuajse të bezdisur nga drejtimi që po merrte mbrëmja.
Dje ishte Xherri Kardinale që vendosi t’i shkarkonte të gjithë drejtorët dhe trajnerin Alegri. Mbijetoi vetëm Zlatan Ibrahimoviç, që duket edhe personi prapa gjithçkaje.



