
BDI është partia e fundit që mund të flasë për ndikim serb. Këta janë njerëzit që e sollën Ballkanin e Hapur në Maqedoninë e Veriut, projektin që i shërbeu Vuçiqit, e anashkaloi Kosovën dhe u përpoq ta shesë dominimin serb në rajon si “bashkëpunim ekonomik”, thuhet në reagimin e VLEN-t kundër qëndrimeve te sotme të BDI-së ndaj protestës pro Vuçiqi sot në Kumanovë.
Nga VLEN thonë se BDI duhet të ndalë uërimat dhe të përgjigjet publkisht për lidhjet e vjetra politike me njerëz si Vlladimir Stajiq.
‘’Prandaj, në vend që të bëjnë cirk politik me akuza ndaj VLEN-it, BDI le të ndalë ulërimat dhe të përgjigjet publikisht për lidhjet e veta politike dhe miqësitë me njerëz si Vlladimir Stajiq, emër që lidhet me organizimin e tubimeve në mbështetje të Vuçiqit. Le t’u tregojnë shqiptarëve kush është ky njeri, pse është mik i Bujar Osmanit dhe çfarë kërkon rrethi i BDI-së afër organizatorëve të tubimeve proserbe’’, thotë VLEN.
Kjo parti thotë se nuk merr leksione nga partia që e ktheu patriotizmin në biznes familjar.
VLEN thotë se është lundër çdo ndikimi serb për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga veriatlantike
VLEN nuk merr leksione nga partia që e ktheu patriotizmin në biznes familjar dhe shqiptarinë në mbulesë për pazare politike.
Ata kur kanë pushtet bëjnë pazare, kur e humbin pushtetin bërtasin “rrezikohet shqiptaria”.Ne jemi kundër çdo ndikimi serb, kundër çdo tentative për ta larguar Maqedoninë e Veriut nga rruga euroatlantike. Por kemi qenë dhe jemi kundër hipokrizisë së BDI-së, që ditën shitej për patriotë, ndërsa natën bënte allashverishe në dëm të shqiptarëve.BDI nuk ka problem me “botën serbe”. BDI ka problem vetëm kur shqiptarët ia kujtojnë se Ballkanin e Hapur nuk e solli VLEN-i, por ata që Vuçiqin e takonin në Ohër, e përcillnin në Shën Naum dhe pastaj shqiptarëve ua shisnin si partner rajonal’’, përfundon reagimin VLEN



