LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi mbledh kryesinë e BDI-Tetovë: Po qëndrojmë edhe më afër qytetarëve, halleve, kërkesave dhe pritjeve të tyre…

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, dega Tetovë, Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme ka mbledhur kryesinë e re të degës së kësaj partie duke theksuar se nga sonte do të qëndrojmë edhe më afër qytetarëve, halleve, kërkesave dhe pritjeve të tyre, shkruan Top24

Sot mbajtëm mbledhjen e parë të Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, pas përfundimit të procesit të ristrukturimit dhe Kuvendit Zgjedhor.
Në mbledhje u konstatua mbarëvajtja e procesit të organizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, ku kryefjalë e këtij kapitulli të ri janë të rinjtë, energjia e re dhe përgjegjësia politike ndaj qytetarëve.
Në periudhën që vjen do të vazhdojmë me konsolidimin e bazës partiake në çdo nëndegë, duke qëndruar edhe më afër qytetarëve, halleve, kërkesave dhe pritjeve të tyre.
Gjithashtu, diskutuam edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë te margjinalizimi dhe pozicionimi i dobët i faktorit politik shqiptar në këtë qeverisje.
Në fokus ishin edhe temat lokale që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tetovës: keqmenaxhimi i udhëheqësisë aktuale komunale, mungesa e transparencës, keqmenaxhimi i fondeve komunale dhe tjetërsimi i pronës publike, si një dukuri tepër shqetësuese për çdo qytetar.
Fillojmë një rrugëtim të ri, me energji të reja, me forca të reja dhe me përkushtim të plotë. 🙏

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close