LajmeSport

Familja e Harry Maguire ‘sulmon’ trajnerin Tuchel

Trajneri Thomas Tuchel surprizoi duke lënë jashtë disa emra në listën e Anglisë për Botërorin 2026.

Një prej tyre ishte Harry Maguire. Jo vetëm ky i fundit, por edhe familja e tij, reaguan kundër vendimit të Tuchel për Botërorin.

Tuchel ndërkohë u shpreh në konferencë, që ka mbetur i habitur nga reagimi i Maguire.

Sipas trajnerit të Anglisë, pati një bisedë me mbrojtësin e Manchester United.

Maguire postoi dje në rrjetet sociale duke ndezur reagimet e familjes: “Kisha besim se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Kam mbetur i shokuar dhe shkatërruar nga vendimi. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin tim gjatë viteve. U uroj lojtarëve gjithë të mirat këtë verë”.

Mamaja e tij shkroi: “Ti nuk mund të bëje më shumë. Mbaje kokën lart. E turpshme. E neveritshme”.

Vëllai i tij, Xho, shkroi: “Ky është ndoshta vendimi më i gabuar që kam parë në jetë. Pa fjalë”.

Po ashtu edhe partnerja e tij, Fern, postoi: “Jam më shumë se e shkatërruar për ty. Nuk kishte asgjë tjetër që mund të bëje për të vërtetuar vlerën tënde.Nuk kam nevojë të të them sa i admirueshëm je. Vetëm më vjen keq që u përballe me një mendim të vetëm. Përgjithmonë pas teje dashuria ime”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close