LajmeRajon

Ministri Hoxha në Suedi për takimin e NATO-s, në fokus siguria dhe Samiti i Ankarasë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Helsingborg të Suedisë ku ka nisur Takimi Jozyrtar i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ministrat e Jashtëm të vendeve aleate pritet të diskutojnë prioritetet kryesore për forcimin e Aleancës, ndarjen më të drejtë të barrës, si dhe vijimin e mbështetjes për Ukrainën.

Ministri do të rikonfirmojë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj vlerave të NATO-s dhe forcimit të sigurisë kolektive, si edhe rritjen progresive të investimeve në mbrojtje.

Në planin rajonal, Ministri Hoxha do të theksojë rëndësinë e ruajtjes së vëmendjes strategjike të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor.”, shkruan ministri Hoxha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close