
Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot ishte pjesë e Forumit Rinor Kombëtar në Shkup me moton “Jemi këtu për të qëndruar” ku theksoi se të rinjtë tanë po dëshmojnë çdo ditë potencialin, talentin dhe suksesin e tyre, si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Prandaj, obligimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për zhvillimin, angazhimin dhe përfaqësimin e tyre, shkruan Top24
“Rinia është forca shtytëse që e çon shoqërinë përpara, ishte mesazhi që përcolli ngjarja e organizuar sot në Shkup nga Forumi Kombëtar Rinor me moton “Jemi këtu për të qëndruar”, ku pata kënaqësinë të marr pjesë.
Në fjalën time theksova se të rinjtë tanë po dëshmojnë çdo ditë potencialin, talentin dhe suksesin e tyre, si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Prandaj, obligimi ynë është të krijojmë më shumë mundësi për zhvillimin, angazhimin dhe përfaqësimin e tyre.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në mbështetjen e rinisë përmes politikave, qendrave rinore dhe hapësirave që u japin të rinjve mundësi reale për zhvillim dhe realizim të ideve të tyre.” shkruan Limani
“



