LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: LSDM-së tërhiqet nga Komisioni, nuk do të marrë pjesë në zhytjen brutale të shtetit në borxhe për tenderë kriminalë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe përmes një press konference ka njoftuar se partia e tij do të tërhiqet nga komisioni për financa dhe buxhet pasi sipas tij LSDM-ja nuk do të jetë pjesë e zhytjes brutale të shtetit në borxhe për tenderë kriminalë, shkruan Top24

🎙️Çdo ditë po shohim se si qeveria e po e shtyn vendin drejt skllavërisë së borxheve. Propozimi i fundit është të merren 300 milionë euro nga bankat, por bankat nuk ia lejuan Qeverisë këtë shumë, gjë që tregon se tashmë ekzistojnë dyshime për rejtingun tonë kreditor. Konkretisht, një konsorcium bankash lejoi kredi prej vetëm 260 milionë eurosh, me një normë jashtëzakonisht të lartë interesi prej afër 4.5%.

Pyetja e parë që shtrohet është: ku po shkojnë këto para?

Nuk ka pagesa të rregullta të pagave në institucionet publike. Nuk ka as mendim, e lëre më njoftim për rritjen e pagës minimale. Ka vonesa në transfertat sociale, ka vonesa edhe në kthimin e TVSH-së për kompanitë që janë obligues mujorë dhe tremujorë. Shuma totale që kjo Qeveri ua ka borxh kompanive për kthimin e TVSH-së arrin afër 200 milionë euro.

Këto para po shkojnë vetëm për tenderë partiakë. Dhe kjo është e vetmja gjë që funksionon mirë te kjo pushtet.

Po rritet në mënyrë të rrezikshme borxhi i përgjithshëm. Për vetëm dy vite, borxhi i shtetit është rritur për 2 miliardë euro. Para që do t’i paguajnë gjeneratat e ardhshme.
Borxhi total, i cili ishte 8.5 miliardë euro në vitin 2024, tani është afër 11 miliardë euro.

Shtrohet pyetja: a ka kjo pushtet busull? A ka ide, a ka vizion se ku dhe si po e çon shtetin?

Grupi ynë parlamentar nuk do të marrë pjesë në këtë zhytje brutale dhe të përditshme të vendit në borxhe për shuma enorme, qindra miliona dhe miliarda euro, para të cilat nuk shkojnë askund tjetër përveçse në mënyrë të kontrolluar te firmat partiake përmes procedurave të tenderimit.

Ne nuk do të marrim pjesë në debatin e Komisionit për këtë çështje dhe tërhiqemi plotësisht prej tij.

Gjithashtu, dua të theksoj edhe një skandal tjetër. Një skandal që nuk është i ri dhe që kryetari i Kuvendit,, po e zbaton vazhdimisht, duke shkelur Rregulloren, pasi cakton mbledhje të Komisionit për Financim dhe Buxhet — komision që udhëhiqet nga deputetja jonë — edhe pse ajo është e pranishme dhe jo mungon, gjë që Rregullorja nuk e lejon. Kur deputeti është i pranishëm, ai cakton një deputet tjetër për ta udhëhequr këtë komision.

Duke pasur parasysh se kjo tashmë është bërë praktikë nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe me këtë po shkel Rregulloren, paralajmërojmë se do të dorëzojmë kallëzim penal dhe interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close