LajmeMaqedoniTopLajm

Fronti Europian: Propozim-ndryshimet e ligjeve për standardin e nxënësve dhe studentëve janë në kundërshtim me kushtetutën

Për propozim-ndryshimet e ligjeve për standardin e nxënësve dhe studentëve, në interes të opinionit publik, subjekti i vetëm që e vërejti dhe identifikoi kundërshtimin e tyre me Kushtetutën dhe e ngriti këtë problematikë është Fronti Evropian. Zgjidhjet ligjore që kanë kaluar dje në seancë plenare me procedurë të shkurtuar, parashohin që studentët/nxënësit do të paguajnë më shumë edhe për rinovimet e konvikteve si dhe do të ketë më pak bursa për kategoritë sociale

Për këtë arsye, ne me kohë, si për njërin ashtu edhe për ligjin tjetër të propozuar, dorëzuam nga tre amendamente, të shoqëruara me analizë dhe arsyetim kushtetues, ligjor dhe krahasues.

Në komisionet parlamentare, në fazën e leximit të parë, i paraqitëm qëndrimet dhe argumentet tona. Kur anëtarët panë se amendamentet tona serioze meritonin vëmendje, e ndërprenë seancën e komisionit për konsultime shtesë, ndërsa më pas nga shumica parlamentare u refuzuan të gjashtë amendamentet tona.

Nuk janë të sakta pretendimet se në debatin e komisionit morën pjesë Levica dhe LSDM-ja. Bile as përfaqësues të VLEN-it nuk ishin prezent. Të vetmit propozues të amendamenteve dhe udhëheqës të diskutimeve të gjata e të argumentuara, ishim ne.

Related Articles

Back to top button
Close
Close