
Sekretari organizativ i BDI-së, Nebi Rexhepi në emisionin ZOOM në TVM2 ka folur për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe për shfuqizimin e ligjit për balansuesit. Rexhepi theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë forca politike dhe institucionalizuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24
Rexhepi më tej ligjin për përfaqësim të drejtë e ka quajtur si ligj të Karakamishevës, një ligj që sipas Rexhepit nuk përfaqëson asgjë pasi i njejti nuk ka kuota dhe as mekanizëm ndëshkues.



