LajmeMaqedoniTopLajm

Pirro Vengu: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut treguan se “gjuha nuk lyp leje”

Ish ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni, duke shprehur mbështetje për kauzën e tyre lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

Përmes një postimi publik, Vengu vlerësoi mobilizimin e studentëve shqiptarë në Skopje, duke theksuar se ata treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”.

Ai theksoi se protesta e kësaj here ishte më masive dhe më energjike, ndërsa veçoi edhe mbështetjen që studentët morën nga studentët e Tirana dhe nga shqiptarët kudo.

“Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj”, shkroi Vengu.

Sipas tij, protesta në zemër të Shkupit ishte një shembull europian i protestës paqësore dhe qytetare në mbrojtje të një të drejte themelore, larg tensioneve që, siç tha ai, nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë.

Në fund të reagimit, Vengu u shpreh se kauza e studentëve është “e drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj”, duke përmbyllur me mesazhin: “Gjithmonë me ju!”./ZYRTARE.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close