
Shoqata “Paqe, Harmoni, Stabilitet” ka bërë thirrje për tubim më 23 maj në Kumanovë, në mbështetje të politikave të presidentit serb, Aleksandar Vučić.
Sipas njoftimit, grumbullimi do të mbahet në Sheshin e Kumanovës duke filluar nga ora 11:00.
“Në 23.05.2026, të tregojmë unitet, dinjitet dhe mbështetje”, thuhet në thirrjen publike të shoqatës.
Nga atje kanë ftuar “të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët me qëllime të mira që respektojnë politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq” që t’u bashkohen në tubim.
“Le të dërgojmë së bashku një mesazh të fuqishëm harmonie, bashkimi dhe mbështetjeje. Të jemi bashkë kur është më e nevojshme”, thuhet në reagimin e Shoqatës “Paqe, Harmoni, Stabilitet”.
https://www.facebook.com/share/1BAoJiBv1Q/



