LajmeMaqedoniTopLajm

Pas bllokimeve, studentët nga Tetova i bashkohen protestës në Shkup (VIDEO)

Pas bllokimeve të krijuara gjatë protestës për në Shkup, në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, në kryeqytet kanë arritur edhe studentë nga Tetova.

Me flamuj kombëtarë dhe thirrje në mbështetje të kërkesave të protestës, studentët nga Tetova iu bashkuan protestuesve në qendër të Shkupit, duke rritur numrin e pjesëmarrësve dhe atmosferën e protestës.

Protestuesit kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar se bëhet fjalë për një të drejtë kushtetuese dhe ligjore të shqiptarëve në vend.

Ndërkohë, protesta po vazhdon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe institucional.

Related Articles

Back to top button
Close
Close