
Një hoxhë pjesëmarrës në protestën e studentëve që po mbahet në Shkup, në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës, ka deklaruar për TetovaSot se gjuha shqipe është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të mohohet.
“Kërkojmë një të drejtë kushtetuese, një të drejtë që në vitin 2001 u vulos me gjakun e hoxhallarëve dhe me gjakun e dëshmorëve. Këtë gjuhë nuk kemi ndërmend t’ia falim askujt deri në Ditën e Kiametit. Këtu shqip është folur dhe, inshallah, shqip do të flitet në pafundësi, sa të ekzistojë dhe të frymojë jeta mbi këtë vend. Amin”.
Protesta e studentëve po zhvillohet me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar respektim të plotë të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në vend.



