LajmeMaqedoniTopLajm

“Këshilltarët e BDI-së dhe AKI-së me pankarta bllokojnë seancën e këshillit komunal”

Debate dhe reagime kanë shoqëruar seancën e Komunës së Tetovës, ku këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim kanë shprehur kundërshtimet e tyre ndaj disa vendimeve që, sipas tyre, nuk janë në interes të qytetarëve të Tetovës, informon TetovaSot.

Me pankarta në duar me mesazhe si “Boll e shite Tetovën”, “Ndalohet Bilall Kasami të shes pronat publike” dhe “Tetovën nuk e ke mall babe”, këshilltarët e BDI-së reaguan gjatë seancës lidhur me çështjen e pronave publike.

Sipas tyre, vendimet e propozuara mund të ndikojnë negativisht në interesin publik dhe kërkuan më shumë transparencë dhe kujdes në trajtimin e pronave që konsiderohen me rëndësi për qytetarët e Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close