
Përmes një postimi publik, Nuhi Ganija ka bërë thirrje për mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup.
“Studentët i kemi amanet! Në mbështetje të studentëve, bashkohemi për zërin dhe të ardhmen e tyre. Shihemi te Ura e Gurit!”, ka shkruar Ganija në postimin e tij.
Thirrja vjen në kohën kur studentët shqiptarë kanë paralajmëruar organizime dhe reagime publike lidhur me kërkesat e tyre për të drejtat në arsim dhe përdorimin e gjuhës shqipe. Protesta pritet të mbahet pranë Ures se Gurit në Shkup.



