
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sonte zhvilloi një takim kordinues për organizimin e Kongresit të partisë me Këshillin Organizativ të Zonës 6, ku të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Komisionit për organizimin e Kongresit, Ilire Dauti, kordinatorët e zonës, Vjollcë Berisha dhe Berat Jakupi, si dhe kordinatorët e degëve të kësaj zone.
Në këtë takim, përfaqësues të këshillave lokal theksuan interesimin e shtuar për t’iu bashkangjitur radhëve tonë shumë shqiptarë, të rinjë e të reja, qytetarë të zhgënjyer nga situata e përgjithshme politike, por që mbështesin dhe vlerësojnë rezistencën dhe betejat ndër vite të Kryetarit, Ziadin Sela dhe përfaqësuesve tanë politik për të mbrojtur Kauzën Kombëtare.



