
Sonte, ASH – Lubeten, dega Butel, mbajti takimin për zgjedhjen e kryetarit të nëndegës, ku me mbështetjen e plotë të anëtarësisë, kryetar u zgjodh Naset Memeti.
Në këtë takim morën pjesë koordinatori i zonës z. Tiron Jajaga, deputeti i zonës Elmi Aziri si dhe koordinatori i degës z. Gzim Rahimi.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe riorganizimit të strukturave tona, në funksion të një përfaqësimi sa më dinjitoz dhe të fuqishëm politik. Besimi i dhënë është përgjegjësi, por edhe motiv shtesë për angazhim të palodhshëm në shërbim të qytetarëve.
Naset Memetit i urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese në detyrën e re, duke besuar se do të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që i është besuar.
Dega Butel vazhdon fuqishëm në rrugëtimin politik të liderit z.Ziadin Sela



