
Këngëtarja me famë botërore ka ndarë në Instagram një thirrje për protestën e studentëve më 18 maj 2026. Në postimin e saj shkruhej:
“PROTESTË – Bashkohuni me studentët, të gjithë një zëri”.

Postimi u shpërnda në “story” dhe tërhoqi vëmendje të madhe te fansat shqiptarë në rrjete sociale. Shumë persona e panë këtë si një mbështetje publike ndaj zërit të studentëve dhe organizimit të protestës.

Bebe Rexha, e cila ka origjinë shqiptare, shpesh ka treguar lidhjen e saj me komunitetin shqiptar dhe ngjarjet që lidhen me të.



