
Zëvendësministri i Armatës së Maqedonisë së Veriut, Admir Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen e nënoficerit shqiptar Bekim Jonuzi për ndarjen nga jeta në moshë te re, shkruan Top24
“Me respekt të thellë dhe nderim për shërbimin e tij, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënoficerit Bekim Jonuzi. Humbja e tij është e madhe, por kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të gjalla. Ngushëllime familjarëve, shokëve dhe të gjithë atyre që e ndienë këtë humbje” shkruan zëvendësministri Shabani.



