LajmeMaqedoni

Kaltrina Zekolli Shaqiri hap konferencën shkencore ndërkombëtare kushtuar familjes!

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri sot për nderë të ditës ndërkombëtare të famiëjes hapi konferencen shekncore ndërkombëtare kushtuar familjes dhe sfidave të saj në shoqërinë bashkëkohore. Kjo konferencë organizohet nga Asociacionin për Afirmimin e Gruas – AAG dhe Klinika Juridike “Emine Zendeli”, shkruan Top24

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, pata nderin ta hap Konferencën Shkencore Ndërkombëtare kushtuar familjes dhe sfidave të saj në shoqërinë bashkëkohore.
Shpreh mirënjohjen time për organizatorët e kësaj konference, Asociacionin për Afirmimin e Gruas – AAG dhe Klinikën Juridike “Emine Zendeli”, që mban emrin e profesoreshës sime të ndjerë dhe shumë të çmuar, për organizimin e një platforme kaq të rëndësishme akademike dhe shoqërore, ku trajtohen tema që prekin drejtpërdrejt të ardhmen e shoqërisë sonë.
Një falënderim edhe për Kampusin e UEJL në Shkup, për mikpritjen dhe mbështetjen për mbajtjen e kësaj konference.
Si profesoreshë e së drejtës familjare, familjen gjithmonë e kam konsideruar themelin më të rëndësishëm të shoqërisë. Vendin ku ndërtohen vlerat, respekti, solidariteti dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit. Pikërisht për këtë, besoj se ruajtja e familjes dhe forcimi i lidhjeve njerëzore mbeten ndër sfidat dhe përgjegjësitë më të mëdha të kohës sonë.
Në një kohë kur bota ndryshon me ritme të shpejta, familja mbetet vendi ku njeriu gjen mbështetje, siguri dhe kuptim. Sa më të forta të jenë familjet tona, aq më e fortë dhe më humane do të jetë edhe shoqëria jonë.
Urime Dita Ndërkombëtare e Familjes!

Related Articles

Back to top button
Close
Close