
Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nebi Rexhepi po qëndron në Kotor të Malit të Zi ku pomerr pjesë në forumin rajonal “Koha e krizës: Nga pakënaqësia publike drejt zgjedhjes politike”, nën organizimin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), duke përfaqësuar Bashkimin Demokratik për Intergrim, shkruan Top24
Sekretari Organizativ i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nebi Rexhepi, qëndron në Kotor të Malit të Zi si përfaqësues i BDI-së në forumin rajonal “Koha e krizës: Nga pakënaqësia publike drejt zgjedhjes politike”, nën organizimin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI).
Forumi i kushtohet komunikimit politik, organizimit të fushatave dhe sfidave me të cilat përballen demokracitë bashkëkohore.
BDI, si parti e përkushtuar ndaj vlerave demokratike, e vlerëson pjesëmarrjen në platforma të tilla ndërkombëtare si mundësi të rëndësishme për shkëmbim përvojash, avancim të komunikimit politik dhe forcim të kapaciteteve organizative.



