
Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së djeshme ishte pjesë e e konferencës “Gruaja dhe Familja”, në kuadër të Takimit Ballkanik “Nga zemra në zemër” një aktivitet me mesazhe të fuqishme për rolin e gruas në shoqëri, forcimin e familjes dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes popujve tanë, shkruan Top24
“Ishte nder të ndajmë këtë aktivitet së bashku me Kryetaren e Përgjithshme të Forumit të Grave të AK Parti, znj. Tuğba Işık Ercan, rektorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, z. Lütfi Sunar, si dhe kryetarin e Komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti. Mirënjohje të veçantë për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e përzemërt nga gratë e AK Parti – Forumi i Grave, të cilat me përkushtimin dhe energjinë e tyre i dhanë kësaj ngjarjeje një vlerë të veçantë.” ka shkruat zëvendësministreja Kaltrina Zekolli Shaqiri.
</div>



