
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi se në javët në vijim mund të shohim një shtim të ndjeshëm të rasteve të hantavirusit.
“Duke pasur parasysh periudhën e gjatë të inkubacionit që ka ky virus, ka gjasa që të shohim më shumë raste në javët e ardhshme”, deklaroi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së.
“Personat në bordin e anijes janë përballur me një situatë shumë të frikshme. Disa nga pasagjerët janë përballur me një krizë mendore. Ata kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe dhembshuri”, shtoi më tej kreu i OBSH-së.
Ghebreyesus kujtoi se njerëz në mbarë botën bënë thirrje që pasagjerët të mbaheshin në anije për periudhën e plotë të karantinës, por “pikëpamja jonë ishte se kjo do të kishte qenë çnjerëzore dhe e panevojshme”, shtoi ai ndërsa kërkoi që të evakuarit të karantinohen për të paktën 42 ditë.



