LajmeMaqedoniSport

Rinor Saliji nga Gostivari, shkëlqen me Shqipërinë me U14

Futbollisti premtues nga Debreshi i Gostivarit, Rinor Saliji, ka shkëlqyer në grumbullimin e fundit me Shqipërinë U14.

Pas ftesës zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), anëtari i KF Arsimi iu bashkua grupmoshës së re kuqezi. Nën urdhrat e stafit teknik, Saliji mori pjesë dje në aktivitetet stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë këtij grumbullimi u zhvillua edhe një ndeshje testuese. Talentii ri nga Gostivari bëri një paraqitje të jashtëzakonshme në fushë, duke dëshmuar potencialin e tij të madh. Ky sukses konfirmon punën e shkëlqyer që po bëhet te KF Arsimi me gjeneratat e reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close