LajmeMaqedoni

Nasir Nebiu, talenti i ri nga Haraçina që po shkëlqen në mjekësi dhe biologji

Nxënësi Nasir Nebiu nga Haraçina e Shkupit, i cili vijon mësimet në SHMMQSH “Dr. Pançe Karagjozov”, po dëshmohet si një nga të rinjtë më premtues në fushën e mjekësisë dhe biologjisë.

Ai ka treguar rezultate të jashtëzakonshme në të gjitha lëndët mësimore, ndërsa veçanërisht është dalluar në lëndët profesionale që lidhen me mjekësinë. Nasiri njihet si nxënës shembullor dhe i përkushtuar, me interes të veçantë në fushën kardiovaskulare, ku ka fituar vlerësime dhe lavdata të shumta jo vetëm në shkollën e tij, por edhe në institucione të tjera arsimore dhe shëndetësore, shkruan Top24

Përkushtimi i tij ndaj dijes ka bërë që ai të trajnohet edhe në spitale private, ku po fiton përvojë praktike rreth funksionimit të zemrës si organ dhe mënyrës së trajtimit sipas standardeve moderne të mjekësisë.

Nasir Nebiu ka qenë pjesëmarrës në shumë gara që nga shkolla fillore, duke u shpallur vazhdimisht fitues dhe nxënës i dalluar i gjeneratës. Suksesi i tij më i fundit erdhi të martën, kur ai zuri vendin e parë në garat republikane në lëndën e Biologjisë, duke sjellë edhe një tjetër arritje të rëndësishme për shkollën dhe vendlindjen e tij.

Historia e Nasirit është frymëzim për të rinjtë, ndërsa Haraçina dhe Shkupi krenohen me një talent të ri që premton shumë për të ardhmen e mjekësisë shqiptare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close