LajmeMaqedoniTopLajm

Majko në mbështetje të protestës studentore: Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare!

Ish kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka dalur në mbështetje të protestave të studentëve Shqiptarë që pritet të mbahen më 18 Maj në Shkup. Majko shkruan se “Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!”, shkruan Top24

Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë!
Studentët shqiptarë kërkojnë të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studjosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!
Kryeministri Mickovski ka deklaruar se do të “pyetet” Komisioni i Venecias për përdorimin e gjuhës shqipe!… Shteti që ndroi emrin dhe flamurin, ka vendosur “të pyesë” se cfarë të bëj me fëmijët e shqiptarëve!
Askush në Maqedoninë e Veriut, të ardhmen e ndritshme në Bashkimin e Europian, nuk mund ta kthejë për shqiptarët, në të kaluarën e errët të Jugosllavisë së dikurshme!
Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit!
Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen.
Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!

Related Articles

Back to top button
Close
Close