
Dy boksierët e klubit të Boxit “Shkëndija” në Tetovë do të marrin pjesë në edicioni i 18-të të turneut ndërkombëtarë të Boxit “Lah Nimani” që do të mbahet në Prishtinë më 16 dhe 17 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Dy boksierët Tetovarë do të përfaqësojnë Reprezantacionin e Maqedonisë së Veriut në këto gara ndërkombëtare që do të mbahen në Prishtinë. Në këtë edicion do të marrin pjesë përfaqësues nga shtatë shtete të rajoni si Bullgaria, Sllovakia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, shkruan Top24
Donjet Ramani në këto gara do të garojnë në kategoritë JuniorYouth Senior -U19 peshën75 kg, nëdrsa Semi Elmazi 60kg.
Ky turne është pjesë e kalendarit zyrtar të Federatës Evropiane dhe Federatës Botërore të Boksit.
“Sporti, si një nga kulturat më universale dhe të pazëvendësueshme të njerëzimit kërkon mbështetje të jashtëzakonshme, menaxhim dhe përkushtim ndaj fëmijëve. Dy sportistët Donjet Ramani dhe Semi Elmazi u ftuan nga reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut pas suksesit të tyre në garat e vitit 2026 duke mos pasur asnjë humbje” tha trajneri Jusuf Hashimi
Dy të rinjtë nga Tetova do ta përfaqësojnë klubine Boxit Shkëndija dhe RMV në këto gara ndërkombëtare me plot dinjitet dhe krenari në turneun “Lah Limani” në Prishtinë…





