
Ish senatori i Universitetit të Tetovës, Agon Amiti përmes një postimi në profilin e tij ka dalur publikisht në mbështetje të kandidaturës së prof.Dr. Kushtrim Ahmeti duke kërkuar të gjithë stafit akademik të mbështesin ndryshimin dhe njeriun e duhur, shkruan Top24
“Pr dr.Kushtrim Ahmeti është zgjidhja e duhur për rektor. I rritur dhe i formuar me Universiteti Shtetëror i Tetovës, si ish-kryetar i unionit studentor, ai gëzon autoritet, respekt dhe besim në mesin e studentëve dhe stafit akademik. Me vizion të qartë dhe përkushtim ndaj zhvillimit të universitetit, ai synon avancimin e cilësisë në arsim dhe forcimin e bashkëpunimit akademik”



