LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari pret në takim ambasadorin Rokas

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, zhvilluan takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Rokas.

Në takim u diskutua për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për Samitin BE–Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Podgoricë më 5 qershor dhe vizitat e ardhshme të liderëve të BE-së në vend.
Bashkimi Evropian vazhdon ta mbështesë fuqishëm të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut. Perspektiva evropiane e vendit mbetet e hapur, por vendimet për ta përshpejtuar ose ngadalësuar këtë proces janë në duart tona.
Taravari theksoi se integrimi evropian nuk duhet të mbetet vetëm deklaratë politike, por duhet të kthehet në veprim konkret, përgjegjësi institucionale dhe vendime të guximshme që e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian.
Aleanca për Shqiptarët mbetet e përkushtuar ndaj rrugës evropiane të vendit, si alternativa më e sigurt për stabilitet, zhvillim, barazi dhe të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close